Krishtlindjet kthehen në Betlehem pas dy vitesh lufte! Ndizen dritat në pemën e madhe në sheshin “Manger”
Për herë të parë në dy vite, Betlehemi ka rinisur festimet e Krishtlindjeve, duke shpresuar se më e keqja ka mbaruar. Në fundjavën e parë të dhjetorit, zyrtarët u mblodhën për ndezjen zyrtare të pemës së madhe të Krishtlindjeve në Sheshin Manger, përballë Kishës së Lindjes, ku të krishterët besojnë se lindi Jezusi.
Kryetari i bashkisë së Betlehemit, Maher Kanawati, tha se ky ishte një mesazh si për komunitetin lokal ashtu edhe për botën. “Këtë vit, pas dy vitesh heshtjeje, vendosëm të ringjallnim Krishtlindjet, të ringjallnim frymën që i duhet të gjithëve këtu në qytet, në mënyrë që t’u japim shpresë në mënyrë që të mund të vazhdojnë të qëndrojnë në Betlehem dhe të mos largohen nga qyteti”, tha ai nga zyra e tij me pamje nga sheshi.
“Dhe ne i kemi dërguar mesazhe të gjithë botës se jemi një popull paqeje, e duam jetën dhe lutemi për një zgjidhje të vërtetë dhe të drejtë në mënyrë që të mund të përparojmë.”
Qyteti, shton ai, po vuante. “Ne po humbisnim rreth 1.8 milionë dollarë në ditë në turizëm”, tha ai. “Shkalla e papunësisë shkoi nga 14% në 65%, varfëria arriti në 60% dhe 4,000 njerëz u larguan [nga qyteti]. ” “Ishte vërtet shkatërruese ajo që përjetuan njerëzit e Betlehemit – por ne jemi optimistë, shpresëplotë dhe mendoj se e gjithë kjo do të ndryshojë.”
© BalkanWeb