“Ku u tret fjala?”/ Bardhyl Agasi sjell librin e tij të fundit: Pasqyrë e shoqërisë sonë, mungon burrëria dhe shkelen betimet
Shkrimtari i njohur dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Agasi, ishte i ftuari i së dielës në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ku foli gjatë për librin e tij më të ri me titull “Ku u tret fjala”, një vepër që trajton krizën morale të shoqërisë.
“Jam bazuar te shoqëria jonë që i mungon ca burrëria dhe fjala në kuptimin e vërtetë për të mbajtur fjalën ashtu si duhet folur,” u shpreh Agasi.
Ai shtoi se sot kemi një realitet ku “ka lloj-lloj sajesash, fjalë që shkelen, ka betime që shkelen”.
“Historia e tillë është. Mund të jesh sot në majën më të lartë, mund të betohesh publikisht për diçka, dhe një ditë, një muaj apo një vit më pas, e shkel fjalën sikur të mos kishte ndodhur kurrë. Kemi parë edhe personalitete të mëdha, njerëz që i kanë dhënë besën publikut, që thonë një gjë dhe pak muaj më vonë e mohojnë vetveten. Kjo është tragjedia më e madhe: kur fjala tretet, tretet edhe burrëria,” vijoi shkrimtari.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb