Kupa e Mbretit: surprizat e mëdha, eliminohen Villarea, Sevilla dhe Celta. Kapiteni Aspas dënon ekipin e tij (VIDEO)
17 Dhjetor 2025
23:46
Telesport
Vjen goditja e madhe për Celta Vigo dhe Villarreal në Kupën e Mbretit pasi dy klubet e La Liga-s janë eliminuar sonte nga dy skuadra te liga e dytë si Albacete dhe Racing Santander.
Dy ndeshje që prodhuan shumë befasi dhe surpriza, edhe pse duhet theksuar se Santander është një skuadër që sivjet kryeson Segunda Division dhe kërkon të kthehet në La Liga.
Ndryshe situata me Albacete e cila është në vend të 14-të në renditjen e kategorisë së dytë dhe më shumë do të përpiqet të shmangë rënien në të tretë. Ishte Iago Aspas, kapiteni legjendar, ai qe humbi penallti vendimtare teksa lojtari qe coi shifrat ne 2-2 ne fund dhe i dha shansin e penalltive Albacetes ishte Jesus Vallejo, ish-lojtari i Real Madrid.
PENALLTIA E HUMBUR E ASPAS – VIDEO
Kalon jo pa vuajtje Atletico Madrid që në fushën e Atletico Baleares fitoi 2-3. Dy gola nga Griezmann dhe një nga Raspadori teksa Musso priti penallti përballë vendasve minutën e 80-të.
Cultural Leonesa sakaq ka dërguar në shtëpi ekipin e Levantes me një fitore minimale 1-0 dhe Deportivo Alaves ka bërë të njëjtën gjë me Sevilla-n. Osassuna sakaq fitoi me poker në fushën e Huescas (2-4).