Kupa e Mbretit: Toka baske feston, kualifikohen Sociedad dhe Athletic
4 Shkurt 2026
23:28
Telesport
Ishte një mbrëmje festive në token baske sonte, ku Real Sociedad dhe Athletic Bilbao siguruan vendet e tyre në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, duke iu bashkuar Barcelonës. Real Sociedad fitoi 3-2 në fushen e Alavés, me ndeshjen që ndryshoi rrënjësisht në 15 minutat e fundit.
Athletic fitoi në Mestalla kundër Valencias në minutën e 96-të: Sadiq Umar dominoi pjesën e parë, me ish-lojtarin e Romës që shënoi për Valencian pasi pësoi një autogol. Megjithatë, Inaki Williams shënoi golin e fitores në kohën shtesë.
Programi i Kupes qe nisi me Albacete-Barcelona 1-2, do të përfundojë nesër me Betis kundër Atlético Madrid.