Kupa e Shqipërisë: Ekipet e mëdha nuk lënë vend për surpriza, mësohen 8 çerekfinalistët
10 Janar 2026
18:48
Telesport
Janë luajtur sot ndeshjet e fazës së 1/16-të të Kupës së Shqiëprisë, duke përcaktuar 8 ekipet çerekfinaliste. Bylis fitoi 3-2 ndaj Laçit në kohën shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2. Dinamo fitoi 3-0 ndaj Beseës së Kavajës, me golat e bernard Berishës, Dejvi Bregu dhe Harold Berishës.
Ettien Tare, heroi i Tiranës. Bardheblutë u përballën me Skënderbeun, koha e rregullt u mbyll 1-1. Në minutën e 119-të ishte djali i Igli Tare që shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për bardheblutë. Partizani ftoi 3-0 ndaj Burrelit, me golat e Human, Contreras, dhe Xhuljano Skukës.
Elbasani fitoi pas shtesës prej 30 minutash ndaj Flamurtarit. Koha e rregullt u mbyll 1-1. Verdheblutë gjetën të parët eavantazhin me Xhonathan Lajthia në minutën e 30-të, vlonjatët brazuan me Aldrit Oshafin në pjesën e dytë.
Në minutën e 105-të, Elbasani mbeti me 10 lojtarë, pasi Emiliano Musta, mori kartonin e dytë të verdhë. Goli i fitores për verdheblutë do të vintë në minutën e 113-të me Donart Ibrahimi. Egnatia fitoi 1-0 ndaj Apolonisë me golin e Buric. Teuta fitoi 2-0 ndaj Vorës me golat e Jurgens dhe Ardit Tolit. Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Pogradecit me golin e Elmando Gjinit në minutën e 83-të.