Kupa e Shqipërisë/ Partizani dhe Tirana sigurojnë vendet e para në grup, luhet ende për një biletë në gjysmëfinale
13 Dhjetor 2025
17:30
Telesport
Janë luajtur ndeshjet e raundit të pestë dhe të parafundit të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Partizani e Skënderbeu në Grupin A si dhe Tirana në Grupin B janë tri gjysmëfinalistët e parë.
Në Grupin A, Partizani fitoi 3-2 në Korcë ndaj Skënderbeut vendës (25-22, 25-21, 23-25, 21-25, 16-14), pas një maratonë që zgjati mbi dy orë. Falë këtij suksesij, skuadra kampione siguron matematikisht vendin e parë.
Në Grupin B, Tirana u mund 3-2 në Shkodër nga Vllaznia (22-25, 10-25, 25-22, 26-24, 16-14). Një fitore me përmbysje për shkodranët, që janë ende në garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës.
Erzeni kryen detyrën ndaj Elbasanit të vendit të fundit, duke fituar me lehtësi 3-0 (25-12, 25-13, 25-15). Ndeshje pa histori, komanduar nga shijakasit, që ruajnë vendin e dytë në renditjen provizore.
Kupa e Shqipërisë, Meshkuj-Grupi A (raundi 5)
Skënderbeu – Partizani, 2-3
Studenti (Pushim)
Renditja: Partizani 8 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Studenti 0 pikë.
Kupa e Shqipërisë, Meshkuj-Grupi B (raundi 5)
Erzeni – Elbasani, 3-0
Vllaznia – Tirana, 3-2
Renditja: Tirana 13 pikë, Erzeni 9 pikë, Vllaznia 8 pikë, Elbasani 0 pikë.