Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen gjysmëfinalistët, Partizani dhe Tirana e mbyllin në vendin e parë
17 Janar 2026
19:53
Telesport
Pas ndeshjeve të raundit të gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve, janë përcaktuar 4 ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, që avancojnë më tej në fazën play off.
Në Grupin A, Partizani e kishte siguruar me kohë vendin e parë dhe kualifikimin. Të kuqtë mposhtën 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-16, 25-22, 25-11), duke u kualifikuar bashkë me Skënderbeun, që u rendit i dyti pavarësisht se këtë raund ishte pushim.
Në Grupin B, ekipi i Tiranës fitoi 3-1 ndaj Erzenit (25-17, 25-17, 25-27, 25-23), duke u klasifikuar në vendin e parë. Humbja i kushtoi rëndë ekipit shijakas, që u eliminua. Në vendin e dytë u klasifikua Vllaznia, që fitoi 3-0 në Elbasan ndaj ekipit vendës (25-19, 25-18, 25-18).
Meshkuj-Grupi A, java e 6-të
Partizani – Studenti, 3-0
Skënderbeu (pushim)
Renditja: Partizani 11 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Studenti 0 pikë.
Meshkuj-Grupi B, java e 6-të
Tirana – Erzeni, 3-1
Elbasani – Vllaznia, 0-3
Renditja: Tirana 16 pikë, Vllaznia 11 pikë, Erzeni 9 pikë, Elbasani 0 pikë.