Kuqezinjtë, gola dhe “asiste”/ Mehmeti e Manaj shënojnë, Mitaj shërben siç duhet në fitore
Sondazh
Loading …
schedule12:48 – 30 Nëntor, 2025
Janë të shumtë, ndaj gjithmonë ka mjaft prej tyre që shkëlqejnë. Futbollistë të tjerë shqiptarë u dalluan për skuadrat e klubeve në Europë dhe Lindjen e Mesme, duke dhënë kontribut të çmuar.
Njëri nga ata që e theksojmë më fort është Anis Mehmeti, ylli I Bristol Sitit në kategorinë e dytë në Angli.
E theksojmë sepse ai vazhdon të shënojë e të veçohet, por trajneri Silvinjo vazhdon të mos e thërrasë asnjëherë në kombëtare. Mehmeti I dha fitoren të vetëve në fushën e Portsmuthit, dhe ishte vazhdimisht një rrezik për mbrojtjen vendase.
Me 6 gola e 6 asistë në 18 ndeshje këtë sezon, ai ka qenë 100 për qind titullar dhe ka luajtur 98 për qind të minutave. Shqiptari është numri 1 në Championship për asiste.
Gol edhe nga Rej Manaj, edhe pse pati vlerë të vogël. Sulmuesi kuqezi shënoi në Kupën e Emirateve të Bashkuara Arabe, në një përballje që përfundoi keq për skuadrën e tij, Al Sharjah, pasi u mund 4-1 nga Al Ain.
Manaj ka këtë edicion 5 gola në 15 ndeshje. Paraqitje mjaft e mirë edhe nga Mario Mitaj. Mbrojtësi I kombëtares e nisi nga stoli ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite, por kjo nuk e pengoi.
I aktivizuar në 65’, ai shërbeu asistin për golin e katërt në fitoren 4-1 që Al Itihad e arriti ndaj rivalit Al Shabab./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
Të ngjashme