“Kur ishim në opozitë, Rama na kërkoi të firmosnim se do linim mandatet automatikisht”, Arben Malaj: Kur erdhi në pushtet nuk e respektoi
Ish-deputeti socialist Arben Malaj, në intervistën që dha mbrëmjen e sotme në “Oponencë”, u shpreh se Rama kur ishte në opozitë u kërkoi deputetëve socialistë që të firmosnin përmes një deklarate se lëshonin automatikisht mandatet.
Malaj tha se në atë kohë, ideja ishte e një kulture të re demokratike, por sot që PS është në pushtet, ky parim etik në politikë nuk zbatohet.
Arben Malaj: Kur ne kemi qenë në opozitë, Rama na kërkoi të jepnim deklaratë që të linim mandatin automatikisht dhe ne e bëmë të gjithë në unanimitet. Ne menduam se do të krijonim një kulturë të re demokratike dhe që do ta detyronim dhe mazhorancën të bënte të njëjtën gjë.
Kur vjen puna dhe ti je sot mazhorancë, nuk e zbaton këtë parim etik të politikës. Mitsotakis në Greqi po e diskuton këtë gjë në parlamentin grek pasi dhe qeveria e tij është e gërryer nga korrupsioni dhe ai thotë që zgjidhja më e mirë është tja heqësh imunitetin deputetit
© BalkanWeb