“Kur zv.kryeministri tjetër u arratis nuk ra qeveria”/ Mit’hat Havari: Kur flet drejtësia të tjerët heshtin. Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen!
Në një intervistë në emisionin “Oponencë”, në News24, ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari foli për pezullimin e Belinda Ballukut.
Gjatë intervistës, Havari u shpreh se kur flet drejtësia të tjerët duhet të heshtin dhe se sipas tij Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
“Kur flet drejtësia të tjerët heshtin. Kur thonë pezullohet janë mbështetur fort në ligje. Ekuilibrat që thotë kryeministri, ekuilibri nuk ra kur zv.kryeministri tjetër u arratis nga arratis nga drejtësia. Nuk ra qeveria pse iku ai. Pra çfarë problemi ka që ajo vajza, mirë vetë nuk po e bën të japë dorëheqje. Nuk e njeh sistemin e dorëheqjes. Se nuk jemi vend demokratik, kemi emrin po kemi shumë probleme. Duhet direkt pezullim dhe direkt zëvendësi. Ata nuk po e cënojnë te mandati deputetit që ka thjesht thonë pezulloje për frikësim, intimidim të dëshmitarëve. Dhe ata thonë që duhet pezulluar. ”, tha ai.
© BalkanWeb