“Kurti, propagandë dhe mashtrime”/ Zgjedhjet në Kosovë, Ymeri: LDK nuk bashkëpunon me partinë e Kurtit
Sondazh
Loading …
schedule17:25 – 19 Dhjetor, 2025
Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë politike në Kosovë po vijojnë fushatën e tyre pas një viti në kolaps politik.
Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK Janina Ymeri tha për Balkan Update se partia e tyre nuk do të bashkëpunojë me Kurtin. Më tej, Ymeri tha se në këto zgjedhje partitë do të kenë më shumë vota se Kurti dhe se kreu i Vetëvendosjes vijon të bëjë propagandë dhe mashtrime.
“LDK nuk bashkëpunon me Kurtin; ne propozuam një qeveri të unifikuar, një qeveri teknike, por nuk patëm bashkëpunim nga Kurti. Ne nuk duhet të jemi një vend që importon 1 miliard euro energji, por duhet të kemi një klimë më të mirë për bizneset.
Tashmë po përballemi me emigrim. Asgjë nuk po kthehet, përveç fjalëve të tij.
Këtë herë ka për të ndryshuar, sepse edhe në këtë rrëmujë, për herë të parë shihet se sa vlejnë votat tona. Qytetarët e kanë parë dëmin që na kanë bërë këto 9 muaj; kemi parë një fytyrë të re të Kurtit.
Ai vazhdon të bëjë propagandë dhe të gënjejë më shumë. Edhe pse propagandohet, edhe në qeverinë e Kurtit ka shumë paqartësi dhe korrupsion, të cilat do të trajtohen nga Gjykata. Këtë herë partitë e tjera do të kenë më shumë vota se Kurti.”
Të ngjashme