Kush do jetë pasuesi i Altin Dumanit/ KLP zgjedh këtë të enjte kreun e ri të SPAK, në garë katër kandidatë
Sondazh
Loading …
schedule07:42 – 11 Dhjetor, 2025
Altin Dumani po i afrohet fundit të mandatit si drejtues i SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të vendosë këtë të enjte për pasuesin e tij. Mbledhja e KLP fillon në orën 09:00 dhe do të JETë E hapur për mediat
Për drejtimin e Strukturës së Posaçme në garë janë katër kandidatë; Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj, dhe Klodian Braho.
Për herë të parë, mes pretendentëve për kryeprokuror të SPAK është edhe një grua, prokurorja Musabelliu. Të gjithë kandidatët do të paraqesin sot para anëtarëve të KLP platformat e tyre të punës, ndërsa më pas pritet votimi për drejtuesin e ri.
Një ditë para mbledhjes vendimtare, SHBA vlerësoi punën e Altin Dumanit gjatë një takimi me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, zv.drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise.
Sipas Ambasadës Amerikane, Dumani ka luajtur rol kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke ngritur standardet e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Edhe delegacioni i BE-së në Tiranë dhe ambasada britanike apeluan për një proces të drejtë, të hapur dhe transparent, duke kërkuar që të zgjidhet një drejtues i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të larta evropiane.
Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022, duke u bërë drejtuesi i dytë i kësaj strukture pas Arben Krajës.
Të ngjashme