Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se në datën 11 Dhjetor, në orën 9:00, do të zhvilloje intervistat me kandidatët për kreun e ri të SPAK.
Sipas KLP intervistimi do të zhvillohet sipas rendit alfabetik me kandidatët, ndërsa më pas institucioni do të vijojë procedurat e radhës për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj janë 4 prokurorët në garë për drejtimin e SPAK.
The post Kush do të drejtojë SPAK-un pas Dumanit? KLP cakton datën e intervistave appeared first on Lapsi.al.