“Kushdo që tenton t’i marrë partinë Metës është i marrë, ose…”, Tedi Blushi: Ja porosia që na jep presidenti i PL nga qelia
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zbuluar porosinë që Ilir Meta u ka dhënë nga qelia.
Sipas tij Meta i ka porositur që e gjithë struktura e PL të jetë në “luftë” me mazhorancën në pushtet.
“Meta ka vetëm një porosi: e gjithë struktura në përballjen me Edi Ramën. Organizimi do të jetë në kushte luftë, jemi në një bashkëpunim të shkëlqyer me PD, jemi dy nga forcat kryesore të opozitës. Jemi një linjë fronti përballë regjimit”, tha ai.
Blushi u shpreh gjithashtu që Partia e Lirisë është parti e Ilir Metës, pasi ai e krijoi dhe e ngriti, duke shtuar se kushdo që tenton të marrë drejtimin e partisë, është ose i çmendur ose nën shërbimin e kryeministrit Edi Rama.
“Nuk ka asnjë figurë që mund të konkurrojë Metën si magnet votash në PL.
Nuk mund të flasim për një kandidat, do të ishte marrëzi për këdo që në këto kushte të dalë dhe… edhe nga njerëzore dhe politike, do të ishte i çmendur dhe i marrë ose në shërbim të Edi Ramës dhe do tentosh t’i marrësh partinë një njeriu që e ngriti dhe e ndërtoi vetë në një moshë të re”, tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb