Kushtetuesja del me njoftim/ Balluku, shtyhet sërish shqyrtimi i padisë së Kryeministrit
Sondazh
Loading …
schedule16:17 – 3 Dhjetor, 2025
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish shqyrtimin e padisë së paraqitur nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO, që pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ky shqyrtim paraprak duhej të mbahej të enjten, por Gjykata Kushtetuese thekson se shqyrtimi do bëhet më 12 dhjetor, duke e cilësuar çështjen “voluminoze dhe komplekse”.
“Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Kushtetuesja.
Kolegji i Gjyqtarëve ose 3-shja Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja të martën nuk patën një qëndrim unanim, nëse duhet ta pranonin apo rrëzonin ankimimin e kryeministrit, që kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës se Posaçme për pezullimin e Ballukut./abcnews.al
Të ngjashme