Kushti i vetëm që duhet plotësuar për zyrtarizimin e Jean-Philippe Mateta te Milan
31 Janar 2026
18:53
Telesport
Milan tashmë ka arritur marrëveshjen personale me Jean-Philippe Mateta, ndërsa ende është në bisedime me Crystal Palace. Oferta e kuqezinjve prej 30 milionë eurosh për sulmuesin francez është pranuar nga Crystal Palace, por klubi anglez ka një kusht tjetër që duhet të plotësohet para se të japë dritën jeshile për transferimin e Mateta në Milano.
Crystal Palace duhet të gjejë deri më datën 2 shkurt kur mbyllet afati i merkatos dimërore një sulmues të denjë për të zëvendësuar Mateta, ndryshe sulmuesi do të vijojë të qëndrojë te klubi anglez të paktën deri në fund të sezonit.
Edhe pse Crystal Palace ka përfunduar huazimin e sulmuesit të Aston Villa, Evann Guessand, sërish kërkon një tjetër goditje në sulm, duke menduar se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar largimin e Mateta.
Sulmuesi francez është i pakënaqur me vendimin e klubit të tij dhe ka kërkuar ta lënë të lirë për transferimin te Milan.