Kvaratskhelia për ardhjen e mundshme të Salah: Lojtar i madh, por nuk më takon mua të përgjigjem
17 Dhjetor 2025
9:41
Alfred Lleshi
Pak orë para finales së Kupës Interkontinentale kundër Flamengos, lojtarët e PSG-së folën për mediat. Khvicha Kvaratskhelia, i pyetur për një transferim të mundshëm të Mohamed Salah te PSG, u shpreh: “Nuk është detyra ime të flas për të ardhmen e tij. Salah te PSG? Është një lojtar i madh, i uroj më të mirën, por nuk më takon mua të përgjigjem”.
Ai theksoi rëndësinë e trofeve: “Çdo titull ka peshë; është shansi ynë i fundit këtë sezon. Katari është shtëpia e dytë e PSG-së”. Kapiteni Marquinhos nënvizoi ambicien: “Një trofe i gjashtë në sezon do të ishte i pabesueshëm”.
PSG ka fituar tashmë Champions League, Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Francës. Vitinha paralajmëroi për vështirësinë e finales, ndërsa Kvaratskhelia shtoi: “Duhet të jemi 100% gati”.