“Ky Juventus nuk jep kurrë përshtypjen se mund të fitojë, titulli vendoset mes këtyre dy ekipeve”
8 Dhjetor 2025
8:53
Alfred Lleshi
Napoli mposhti edhe Juventusin falë dopietës së Rasmus Højlund, duke u zgjuar në ditën e “Immacolata” si kryesuese e vetme e Serie A, në pritje të rezultatit të mbrëmjes së Milanit të Allegrit.
Drejtori i “Corriere dello Sport”, Ivan Zazzaroni, komentoi: “Napoli e ka vënë poshtë Juven, ashtu si Interi një ditë më parë bëri me Comon. Këto dy skuadra janë kandidatet për titullin, e kam menduar që ditën e parë. Nëse në maj tituli përfundon tek një i tretë, do të flisja për përmbyllje epike”.
Ai shton se Conte po luan prej javësh “me dy të tretat e Napolit”, duke pasur mungesa si De Bruyne, Meret, Lobotka, Gilmour, Anguissa, Gutiérrez dhe Lukaku. Për Juven: “Koopmeiners në të majtë të prapavijës me tre është një zgjedhje e gabuar. Kjo Juve nuk jep kurrë idenë se mund të fitojë, jo vetëm kundër Napolit. Rikthimi i Spallettit në Napoli tregoi një ndjesi inferioriteti të përkohshëm”.