Laguna e Patokut, destinacion i çdo stine/ Fluks vizitorësh gjatë fundjavave, turizmi gjallëron ekonominë lokale
schedule17:30 – 14 Dhjetor, 2025
Laguna e Patokut, në bregdetin e Adriatikut, vijon të jetë një destinacion turistik i frekuentuar gjatë gjithë vitit. Edhe këtë fundjavë, zona bregdetare është gjallëruar nga një fluks i lartë vizitorësh.
Turistët janë kryesisht pushues ditorë, të cilët zgjedhin Patokun për të kaluar fundjavën larg zhurmës së qytetit, duke shijuar detin e qetë, natyrën e paprekur dhe gatimet tradicionale të zonës.
Zhvillimi i turizmit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në ekonominë lokale, duke krijuar mundësi punësimi dhe duke promovuar produktet tradicionale të zonës.
Pushuesit ditorë vijnë nga zona të ndryshme të vendit dhe nga jashtë kufijve, ndërsa gjatë fundjavave fluksi më i madh regjistrohet nga turistë nga Kosova.
Laguna e Patokut gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacion gjithëvjetor.