LAJMI I FUNDIT/ Sulmohen disa persona ne aeroportin Heathrow në Londër
Një incident i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në aeroportin Heathrow në Londër. Ngjarja ka ndodhur në parkimin e Terminalit 3, ku disa persona janë sulmuar në rrethana ende të paqarta.
Forcat policore ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar për sulmin. Ende nuk ka informacion të detajuar mbi numrin e të plagosurve apo gjendjen e tyre shëndetësore.
© BalkanWeb