Lakers “fluturojnë” me LeBron-Doncic, fitojnë Chicago, Houston e Memphis
19 Janar 2026
9:51
Telesport
Ekipi i Lakers fitoi 110-93 ndaj Toronto, duke u rikthyer te suksesi në NBA. Luka Doncic dhe Deantre Ayton realizuan nga 25 pikë secili, ndërsa LeBron James shënoi 24 pikë, një trio që bëri diferencën në parket.
Pa problem fiton Chicago, që në shtëpi mundi 124-102 Brooklyn, ndeshje ku u dallua Coby White me 24 pikë. Ndërsa Memphis, falë 24 pikëve të Ja Morant, mposhti 126-109 Orlando.
Nuk zhgënjen skuadra e Houston, që triumfoi 119-110 ndaj New Orleans, sfidë ku Jabari Smith realizoi 32 pikë. Zhgënjen skuadra e Denver, që u mund në fushën e saj 110-87 ndaj Charlotte (Miller 23 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Memphis – Orlando, 126-109
Chicago – Brooklyn, 124-102
Houston – New Orleans, 119-110
Denver – Charlotte, 87-110
Sacramento – Portland, 110-117
Lakers – Toronto, 110-93