Lami: Përkthimi i librave me “AI”, ndikon në cilësi/ Petro: Libri duhet të promovohet, jo vetëm të shitet
schedule20:36 – 16 Dhjetor, 2025
Pedagogu Roland Lami tha për Real Story se një nga problemet kryesore të librit sot është cilësia e përzgjedhjes, pasi panairet fokusohen më shumë te shitja dhe promovimet individuale, duke lënë në hije librat cilësorë. Lami theksoi se edhe përkthimi po përballet me vështirësi serioze, pasi përdorimi i inteligjencës artificiale e ka bërë procesin më të shpejtë, por më pak cilësor.
Roland Lami: Krahas elementëve që ushtruan mbi librin do shtoja edhe cilësinë e përzgjedhjes së librit. Panairet te ne kanalizohen te shitja promovimet individuale, duke lënë në hije librat cilësorë. Libri kualitativ sa vjen e reduktohet për shkak edhe të interesit të pakët që ka. Brenda librit që na adresohet, vëmë re probleme që ka sot përkthimi, që duke futur edhe AI është bërë edhe më shumë problem, e bën më të shpejtë përkthimin, por më pak cilësor.
Botuesja Rita Petro tha për Real Story se një nga problemet kryesore të Panairit të Librit janë kushtet shumë të këqija në të cilat zhvillohet aktiviteti dhe hapësira e papërshtatshme e ndërtesës. Petro theksoi se pagesat e larta që u kërkohen botuesve e bëjnë pjesëmarrjen shpesh me humbje financiare, pa fajësuar drejtpërdrejt organizatorët.
Rita Petro: Te panairi i librit është një problem kushtet në të cilat zhvillohet, ky panair ajo ndërtesë, kushtet janë shumë të këqia. Ajo pagesë që na kërkohet dhe që nuk gjykoj as organizatorët, se edhe ata bëjnë pagesat e veta. Cdo gjë sërish del me humbje, është një pagesë jashtëzakonisht e madhe, ka edhe një problem ne shkojmë në panairet e tjera dhe botuesit në përgjithësi që bëjnë takime libri, bëhen më tepër takime për blerje dhe shitje copyright. Në panair ne mundohemi, t’i grupojmë librat. Gjë që në libraritë e tjera ti nuk e shikon librin, po e kërkoi njeri mirë. Kur ti I grupon librat të gjithë lexuesit gjejnë veten në ato libra. Gjë që lexuesi i ka kollaj, plus panairet në të gjithë botën kanë edhe ulje. Plus është edhe psikoza e turmës.