Lami: Salianji, sfidë e vështirë rivalizimi i Berishës/ Bejko: Berisha i braktisur nga anëtarësia e tij
schedule20:42 – 10 Dhjetor, 2025
Analisti Roland Lami tha për ‘Real Story’ se lëvizja e Salianjit brenda PD e ka të vështirë të rivalizojë Berishën. Lami shtoi më tej se situata brenda kampit demokrat është e vështirë dhe se nëse nuk krijohet një ekip ‘i fortë’ kundër Berishës atëherë ka gjasa të ketë sukses.
“Kjo është një intrigë brenda partisë. Rama është një figurë e vjetër brenda partisë dhe aty kërkohet ndryshim. Lëvizja e Salianjit e ka të vështirë të mundë rivalizimin me Berishën. Kurthi që i paraqet media atij i duket si PR, ndërkohë që Salianji mendon se rivalizimi me Berishën është një lëvizje e duhur. Nëse nuk do të krijojë një ekip të fortë dhe do të jetë kundër përgjigjes së ekipit të Berishës, atëherë ai ka gjasa të mos ketë sukses. Situata është e vështirë.”
Më tej, analisti Roland Bejko tha se Berisha është i braktisur nga anëtarësia e tij dhe se nisi foltoren e dytë pa mbajtur premtimet e foltores së parë, dhe më e rëndësishmja pa i sjellë në pushtet.
“Pozitat e Berishës në ato momente kanë qenë dominuese, me pushtet dhe mbështetje të anëtarësisë, pavarësisht skepticizmave. Berisha është ai që shihet përpara kryeministrisë, por sot duket i braktisur. Edhe ata që shkojnë në foltore duan largimin e Berishës. Kur të vijnë zgjedhjet për kryetarin e partisë, Berisha nuk do të humbasë, por ky moment duket më i përshtatshëm për t’u përpjekur për largimin e tij.
Sot, Berisha duket i braktisur nga anëtarësia. Ai filloi foltoren e dytë, por nuk mbajti premtimet e së parës, dhe mbi të gjitha nuk solli mbështetje në pushtet.”