Lara Colturi renditet e 22-ta në pistën kanadeze të Trembland, në garën e sllallomit gjigand
6 Dhjetor 2025
20:59
Telesport
Në pistën e Trembland, në Kanada, u zhvillua të shtunën gara e sllallomit gjigand për femra në ski, gara e radhës së Kupës së Botës. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, që dha kohën e përgjithshme 2‘19“48.
Skiatorja kuqezi u klasifikua në vendin e 22-të, në një konkurrim të vështirë për 19-vjecaren shqiptare, që arriti rezultatin më të dobët sezonal. Gjithsesi, ishin kushtet ekstreme atmosferike që ndikuan te skiatoret.
Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e 28-të, duke dhënë kohën 1‘09“69. Një rezultat jo i mirë, kushtëzuar nga kushtet e vështitra atmosferike që u zhvillua kjo zbritje (binte borë dhe zbriti e gjashta në pistë).
Në zbritjen e dytë, Colturi bëri një paraqitje më të mirë, duke dhënë kohën 1‘09“79 dhe duke fituar 6 pozicione në klasifikimin e përgjithshëm. Kjo garë u fitua nga skiatorja Alice Robinson e Zelandës së Re (2’16”18).