Lara Colturi renditet e pesta në garën e sllallomit gjigand zhvilluar në pistën e Kranjska Gora
3 Janar 2026
15:02
Telesport
Skiatorja shqiptare Lara Colturi e ka përfunduar në vendin e pestë garën e sllallomit gjigand zhvilluar të shtunën në pistën sllovene të Kranjska Gora. Gara ishte e vlefshme për Kupën e Botës për femra në ski.
Edhe pse u rendit e treta pas zbritjes së parë, ku dha kohën 1‘01“75, skiatorja kuqezi humbi dy pozicione pas zbritjes së dytë. Në këtë zbritje ajo dha kohën 59“42. Në total, Colturi dha kohën 2‘01“17.
Vendi i pestë konsiderohet një rezultat pozitiv për skiatoren 19-vjecare shqiptare, që këtë sezon ka arritur gjashtë herë të ngjitet në podium. Edhe pse bëri një paraqitje të mirë sot ajo nuk arriti të ngjitej sërish mes tri më të mirave.