“Lëvizja e Salianjit nuk cënon Berishën”/ Analisti Leka: PD, pronë private e Saliut
schedule20:38 – 10 Dhjetor, 2025
Analisti Martin Leka thotë se lëvizja e Ervin Salianjit në PD, nuk e cënon kryedemokratin Sali Berisha.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se PD është kthyer në pronë private të Berishës.
“Po ta marrim kohën, kronometrin e ka në dorë Saliu. Çdo naiv që mendon se lëvizja e Salinajit do të shmangë nga drejtimi i PD Berishën, e ka gabim dhe është naiv. PD është miniaturë e sistemit komunist të dikurshëm. Nuk kishte hapësirë, ata që ishin kundra kalonin kufirin. Është parti e Saliut, pronë private. Ajo lloj strukture që ka PD, është e viteve 1990. ngaqë është zvogëluar PD, nuk është situata që njerëzit që ishin kundra, kërciste dajaku. Kjo është partia. Nëse ata bëhen bashkë, Salianji, Alimehmeti, por tani nuk ka asnjë lloj shprese se këta mund të ndryshojnë në diçka në PD.”, theksoi ai./abcnews.al