Lezhë, 81-vjetori i Çlirimit/ Homazhe në varrezat e Dëshmorëve
schedule11:13 – 29 Nëntor, 2025
Lezha ka përkujtuar 81-vjetorin e çlirimit të vendit me ceremoni homazhesh pranë Varrezave të Dëshmorëve. Veteranë të Luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve dhe deputetë të Partisë Socialiste vendosën kurora me lule në nderim të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.
Gjatë ceremonisë, kryetarja e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve në Lezhë, Martë Simoni, solli në vëmendje sakrificën e brezit që kontribuoi në çlirimin e Shqipërisë, duke theksuar se kujtesa historike duhet të mbetet e gjallë.
Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhë nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i opozitës, ndryshe nga vitet e tjera kur pjesëmarrja ka qenë më e gjerë.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!