Liga “Gjergj Kastrioti”/ Përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste për meshkuj e femra, ja skuadrat e kualifikuara
29 Janar 2026
12:15
Telesport
Janë luajtur thuajse të gjitha ndeshjet e raundit të 6-të dhe të fundit të Ligës “Gjergj Kastrioti në volejboll për meshkuj e femra, turneu mbarëkombëtar mes Shqipërisë e Kosovës. Edhe pse janë ende tri takime për t’u zhvilluar, ato do të jenë thjesht formalitet, pasi janë përcaktuar ekipet që shkojnë në gjysmëfinale.
Meshkujt – Fitorja 3-0 e Partizanit ndaj Vllaznisë në kryeqytet (25-14, 25-18, 25-21) ka nxjerrë nga gara skuadrën shkodrane në Grupin A. të kuqtë e mbyllën grupin në vendin e dytë dhe do t’I shoqërojë në këtë kualifikim Ferizaj, që luan sot. Në Grupin B, të kualifikuara janë Skënderbeu e Tirana, që do të luajnë më 4 shkurt.
Femrat – Në Grupin A, të kualifikuara në gjysmëfinale janë dy ekipet shqiptare të Pogradecit e Tiranës. Në përballjen mes tyre, liqenoret fituan 3-1 ndaj bardhebluve (25-14, 23-25, 25-16, 25-21), duke i parakaluar në renditje. Ndërsa ekipet e Skënderbeu e Dinamos janë të eliminuara nga Grupi B (luajnë mes tyre më 2 shkurt).
Liga Gjergj Kastrioti-Meshkuj, Grupi A (java 6)
Partizani – Vllaznia, 3-0
Skënderbeu Kos – Ferizaj, 29 janar
Renditja: Partizani 16 pikë, Ferizaj 9 pikë, Vllaznia 8 pikë, Skënderbeu Kos 0 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti-Meshkuj, Grupi B (java 6)
Peja – Drita, 3-0
Skënderbeu – Tirana, 4 shkurt
Renditja: Skënderbeu 14 pikë, Tirana 10 pikë, Peja 6 pikë, Drita 3 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti-Femra, Grupi A (java 6)
Pogradeci – Tirana, 3-1
Fushë Kosova – Drita, 0-3
Renditja: Pogradeci 15 pikë, Tirana 13 pikë, Drita 7 pikë, Fushë Kosova 1 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti-Femra, Grupi B (java 6)
Fer Volej – Ferizaj, 3-1
Skënderbeu – Dinamo, 2 shkurt
Renditja: Fer Volej 18 pikë, Ferizaj 9 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Dinamo 2 pikë.