Liga “Gjergj Kastrioti”/ Skënderbeu “dopio” fitore në kryeqytet, Partizani merr kryesimin me meshkujt
11 Dhjetor 2025
10:05
Telesport
Janë luajtur takimet e raundit të tretë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj e femra, turneu mbarëkombëtar i rrjetës mes ekipeve nga Shqipëria dhe Kosova.
Te femrat, Pogradeci qëndron i pamposhtur në Grupin A pas fitores 3-2 ndaj Tiranës (25-20, 25-15, 23-25, 25-27, 15-8). Kjo është fitorja e tretë për pogradecaret në këtë turne me këtë rezultat, duke qëndruar në vendin e dytë, një pikë pas bardhebluve.
Në Grupin B, ekipi i Skënderbeut korri fitoren e parë, duke mundur 3-0 Dinamon (25-12, 25-20, 25-21). Gjithsesi, korçaret qëndrojnë në vendin e tretë, ndërsa “blutë” mbyllin renditjen ende pa asnjë pikë në këtë turne.
Te meshkujt, në Grupin A, Partizani merr kreun e renditjes pas fitores 3-0 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Shkodër (25-21, 25-21, 25-14). Për shkodranët kjo është humbja e parë në këtë turne dhe zbresin në vendin e dytë.
Në Grupin B, Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet (25-15, 25-20, 23-25, 20-25, 16-14). Fitorja ngjit korçarët në vendin e parë në renditje, ndërsa Tirana ndjek me një pikë më pak.
Liga Gjergj Kastrioti-Femra, Grupi A (raundi 3)
Tirana – Pogradeci, 2-3
Drita – Fushë Kosova, 11 dhjetor
Renditja: Tirana 7 pikë, Pogradeci 6 pikë, Drita 1 pikë, Fushë Kosova 1 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti-Femra, Grupi B (raundi 3)
Dinamo – Skënderbeu, 0-3
Ferizaj – Fer Volej, 1-3
Renditja: Fer Volej 9 pikë, Ferizaj 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Dinamo 0 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti-Meshkuj, Grupi A (raundi 3)
Vllaznia – Partizani, 0-3
Ferizaj – Skëndebeu Kos, 11 dhjetor
Renditja: Partizani 7 pikë, Vllaznia 5 pikë, Ferizaj 3 pikë, Skënderbeu Kos 0 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti-Meshkuj, Grupi B (raundi 3)
Tirana – Skënderbeu, 2-3
Drita – Peja, 0-3
Renditja: Skënderbeu 8 pikë, Tirana 7 pikë, Peja 3 pikë, Drita 0 pikë.