Lirimi i ish-ministrit të Mjedisit, zbardhet vendimi që nxori nga qelia Lefter Kokën
Zbardhet vendimi që çoi në lirimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ky i fundit qëndroi në qeli 4 vite. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit.
Sa i takon dënimit për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit ndërsa për dënimin për inceneratorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.
Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.
© BalkanWeb