Liverpool bën përmbysjen e madhe për dy minuta, Ekitike i jashtëzakonshëm (video)
31 Janar 2026
21:55
Telesport
Pas pesë javësh pa fitore, Liverpool është i detyruar të marrë 3 pikët në sfidën e sotme. Pjesa e parë mes kampionit në fuqi të Premier League dhe Newcastle, është mbyllur 2-1 për të kuqtë, në sfidën që po luhet në “Anfield”, e vlefshme për javën e 24-të.
“Qymyrxhinjtë” gjetën të parët avantazhin me golin e shënuar nga Anthony Gordon në minutën e 36-të, me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, duke mposhtur Alisson Becker.
Megjithatë, reagimi i të kuqve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat me Hugo Ekitike në minutën e 41-të. Francezi gjeti golin pas një asisti perfekt të Florian Wirtz.
Liverpool nuk mjaftohet me kaq dhe pas dy minutash, ishte sërish Hugo Ekitike që gjeti golin e dytë, pas asitit nga mbrojtja të Milos Kerkez dhe sulmuesi francez tregoi gjithë klasin e tij, duke dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Liverpool.