Liverpool “shkarkon” Salah/ Klubi anglez mban anën e trajnerit Slot, sulmuesi largohet në janar
Sondazh
Loading …
schedule13:11 – 12 Dhjetor, 2025
Liverpool ka vendosur se cilën anë do të mbajë në përplasjen e fortë mes Mohamed Salah dhe Arne Slot. Kampionët në fuqi të Anglisë kanë vendosur të shkojnë përpara me trajnerin e tyre, duke vulosur në këtë mënyrë largimin e sulmuesit që në merkaton e dimrit.
Vetëm një merkulli mund të ndryshojë situatën, më mirë “çarjen” mes Salah dhe Slot, që kulmoi fundjavën e shkuar me deklaratat e futbollistit kundër teknikut, madje e edhe klubit.
Situata u ndërlikua më shumë në mesjavë, ku “Faraoni” u la jashtë skuadrës që udhëtoi drejt Milanos për ndeshjen e Champion kundër Inter.
Të gjitha këto, sipas mediave angleze e kanë shkruajtur të ardhmen e futbollistit.
Pavarësisht se ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027, sulmuesi egjiptian pritet të largohet sapo të hapet tregu I transferimeve të dimrit.
Shumë skuadra të tjera të mëdha europiane e kanë marrë në konsideratë si mundësi afrimin e Mohamed Salah.
Por ndryshe nga sa duket, blerja e tij nuk është një okazion. Sulmuesi ka pretendime të mëdha financiare, të plotësuseshme në këtë moment të sezonit vetëm nga sheikët sauditë.
Për këtë arsye, Mohamed Salah pritet të jetë “ylli” i ardhshëm i kampionatit në Arabinë Saudite.
Të ngjashme