Lojërat Olimpike Dimërore në prag, probleme shëndetësore për Lara Colturin, përfundon në spital
Para Lojërave Olimpike Dimërore, ku Shqipëria synon të jetë protagoniste me Lara Colturin, vijnë sinjale jo shumë pozitive nga kampi i skiatores shqiptare.
19-vjeçarja nuk arriti të japë maksimumin e saj në garën e zhvilluar së fundmi, për shkak të problemeve shëndetësore që e kanë shoqëruar prej disa ditësh.
Colturi, e prekur nga temperaturat e larta, është dërguar në spital nga një prej sponsorëve kryesorë, të cilët i kanë kërkuar kryerjen e disa kontrolleve mjekësore.
Mbetet për t’u parë si do shkojnë gjërat, por sipas asaj që shkruajnë mediat, nuk bëhet fjalë për diçka shqetësuese. Stafi mjekësor mbetet optimist se Colturi do të rikthehet së shpejti në formën e saj më të mirë, në këtë periudhë kaq të rëndësishme.
© BalkanWeb