Lojtarët që kanë shitur më shumë fanella këtë vit. Messi fiton duelin me Ronaldon, por në vend të parë qëndron dikush tjetër
20 Dhjetor 2025
18:37
Telesport
“Mundo Deportivo” duke iu referuar platformës “Score90”, ka zbuluar listën me 10 lojtarët që kanë shitur më shumë fanellë për vitin 2025. Në vend të parë është Lamine Yamal, i cili ka arritur shifrën 1.32 milionë fanella të shitura deri tani.
Në vend të dytë renditet Lionel Messi me 1.28 milionë fanella të shitura, ndërsa podiumin e plotëson një tjetër yll i Barcelonës, si Robert Lewandowski me 1.1 milionë fanella të shitura.
Ndërsa më pas vijnë 2 yjet e Real Madridit, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior. Në vend të gjashtë është një emër jo shumë i njohur në Europë, Giorgian de Arrascaeta, ylli uruguaian i Flamengo-s. Cristiano Ronaldo renditet vetëm në vendin e shtatë.
Bruno Fernandes, Harry Kane dhe Rodrygo mbyllin 10-shen e parë. Bie në sy mungesa e Erling Haaland në këtë listë, edhe pse norvegjezi është aktualisht një nga lojtarët më të mirë në botë.