Lojtari i Guardiolës do të luajë te Barça, i duhen minuta para Botërorit
28 Dhjetor 2025
10:03
Telesport
Mbrojtësi Nathan Ake është i hapur për të lënë Manchester City gjatë merkatos së janarit, pasi nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme për të qenë titullar në skuadrën e Pep Guardiolës. Situata e tij te City duket e komplikuar, dhe lojtari po shqyrton opsionet për një transferim që do t’i sigurojë më shumë minuta në fushë.
Barcelona po e ndjek nga afër situatën e Ake dhe po konsideron seriozisht mundësinë e tij për t’u bashkuar me klubin katalanas. Sipas “Mundo Deportivo”, mbrojtësi pritet të bëhet pjesë e titullarëve te Barcelona para Kupës së Botës, duke i dhënë skuadrës një alternativë të fortë në mbrojtje.