Lubonja: Çështja e Ballukut e hapur/ Gazetarja: Akuza e ngritur ndaj saj, pas ndryshimit të linjës së amerikanëve
Hetimi ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për gazetaren Denada Kola, është një tregues i ecurisë pozitive të punës së SPAK.
Sipas Kolës, ngritja e akuzave ndaj numrit 2 të qeverisë, ka ndodhur javët e fundit, pas ndryshimit të linjës së amerikanëve, nga korrupsioni drejt krimit të organizuar.
“Mendoj se ngritja e akuzave ka ndodhur pas ndryshimit të administratës amerikane. Kjo ka reflektuar në punën e SPAK”, tha Kola.
Por, analisti Fatos Lubonja, tha se çështja ndaj Belinda Ballukut mbetet akoma e hapur por arsyet e nisjes së hetimeve lidhen me 3 argumenta.
“Është profesionalizmi i prokurorëve, janë amerikanët prapa. Mund të jenë ata që japin kurajo. E treta mund të jetë dhe luftë brenda PS-së.
Prokurorët e një krahu të PS-së që nuk është ndonjë sekret që kanë qenë më afër Lali Erit kanë bërë luftë me prokurorët që kanë më afër Ballukut dhe nuk kemi këtu as drejtësi dhe asgjë vetëm luftë të brendshme, apo është vetë Edi Rama që do i pastrojë që bën sikur i qan hallin Ballukut por do të lehtësojë anijen”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja: Çështja e Ballukut mbetet e hapur. Është profesionalizmi i prokurorëve , janë amerikanë prapa. Mund të jenë ata që japin kurajo. E treta mund të jetë dhe luftë brenda PS-së.
Prokurorët e një krahu të PS-së që nuk është ndonjë sekret që kanë qenë më afër Lali Erit kanë bërë luftë me prokurorët që kanë më afër Ballukut dhe nuk kemi këtu as drejtësi dhe asgjë vetëm luftë të brendshme, apo është vetë Edi Rama që do i pastrojë që bën sikur i qan hallin Ballukut por do të lehtësojë anijen.
Unë i kam të hapura për të gjetur të vërtetën. Nuk kam besimin se është mirë, dhe do bëhet edhe më mirë. Të ardhmen e kam me shumë dyshim dhe dua të ecë mirë por nuk jam i sigurt.
© BalkanWeb