Lufta/ Tajlanda evakuon mbi 400,000 njerëz nga kufiri me Kamboxhian
schedule09:18 – 10 Dhjetor, 2025
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mbi 400 000 qytetarë tajlandezë janë evakuuar nga zonat pranë kufirit me Kamboxhian .
Përleshjet e vazhdueshme përgjatë kufirit ditët e fundit, kanë krijuar shqetësim dhe rrezik për jetën.
Zëdhënësi i ministrisë, Surasant Kongsiri, tha se: “mbi 400,000 njerëz janë zhvendosur në strehimore. Civilët u evakuuan masivisht për shkak se ne e vlerësuam si një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e tyre”.
Autoritetet tajlandeze akuzojnë Kamboxhian për pozicionimin e armëve në një zonë të provincës bregdetare të Tratit, duke deklaruar se këto aktivitete janë shkaku i luftimeve. Sipas Bangkokut, vendosja e tyre nxiti konfliktin dhe përplasjen në zonën kufitare.