Man. United dështon sërish, Aston Villa fiton ndaj “Djajve” dhe shkruan historinë (video)
21 Dhjetor 2025
19:36
Telesport
Aston Villa ka mundur 2-1 Manchester United në “Villa Park”, sfidë e vlefshme për javën e 17-të në Premier League. Kjo është fitorja e 10-të rresht për ekipin e drejtuar nga Unai Emery në të gjitha kompeticionet, gjë që ndodh për herë të parë pas 111 vitesh në historinë e klubit nga Birmingham.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, pas dy golave të shënuar në fund.Morgan Rogers zhbllokoi shifrat në minutën e 45-të me një gol shumë të bukur, ku goditja e tij la të shtangur në vend portierin e “Djajve”, Lammens.
Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Matheus Cunha barazon shifrat pas asistit që mori nga Patrick Dorgu, pas një topi të humbur nga vendasit në zonën e tyre. Në pjesën e dytë ishte sërish Morgan Rogers, që shënoi sërish një gol të bukur, këtë herë pas asistit të Ollie Watkins.
Pas kësaj fitoreje, Aston Villa renditet në vendin e 3-të në PL me 36 pikë, ndërsa Manchester United në vendin e 7-të me 26 pikë.