“Marrëveshja e SHBA-ve favorizon Rusinë”/ Çika: Ukraina shihet si pararojë e luftës. Europa kërkon garanci
schedule21:35 – 19 Nëntor, 2025
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka deklaruar se një marrëveshje e supozuar e fshehtë mes SHBA-ve dhe Rusisë do të favorizonte ndjeshëm Moskën.
Sipas tij, ndërsa Europa po jep një mbështetje të jashtëzakonshme për Ukrainën dhe po përshpejton procesin e armatosjes, Rusia vazhdon të ruajë një avantazh të madh ushtarak dhe të konsolidojë pozitat e saj në terren.
Prof. Çika theksoi se kontinenti europian kërkon garanci për sigurinë e tij, por në të njëjtën kohë Rusia po forcon gradualisht kontrollin mbi territorin që konsideron strategjik.
“Marrëveshja favorizon Rusinë. Europa në tërësi ka dhënë një mbështetje jashtëzakonisht më madhe dhe jashtë kapaciteteve të saj për Ukrainën. Ukraina shihet si pararoja për mos avancimin e luftës në Europë. Europa kërkon garanci.
Armatimi i Europës nuk do kishte për të ndodhur nëse nuk do të kishte një luftë në tillë mes Rusisë dhe Ukrainës. Investimi për këtë gjë po ecën me ritme të shpejta, por nga ana tjetër është Rusia që ka 7 mijë ushtarë aktivë. As SHBA, Kina dhe çdo fuqi tjetër nuk ka kapacitete të tilla që ka Rusia. Rusia ecën me hapa duke siguruar atë që është territori i saj pas”, tha Çika./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

