Marrëveshja për paqe në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Asnjë territor ukrainas nuk do të dërgohet në Rusi
Asnjë territor i pushtuar nuk do të njihet kurrë si rus!
Kështu pohon Parlamenti Europian në raportin mbi planin e paqes për Ukrainën, i miratuar këtë mëngjes në Strasburg me 401 vota pro, 70 kundër dhe 90 abstenime.
Raporti njeh gjithashtu përpjekjet negociuese të SHBA-së, por kritikon qasjen e Uashingtonit, të cilën e konsideron “të dëmshme për paqen e qëndrueshme”.
“Çdo marrëveshje nuk mund të kufizojë të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, as lirinë e saj për të zgjedhur aleancat e veta, të lira nga vetot ruse”, thonë eurodeputetët.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb