Masakra me viktima dhe të plagosur/ Von der Leyen: E tronditur nga sulmi në plazhin australian. Ne jemi kundër dhunës
“E tronditur nga sulmi tragjik në Bondi Beach, shkruan sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në platformën X, pas sulmit me 12 viktima në një plazh australian.
”U dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe të dashurve të viktimave”, shton ajo.
”Evropa qëndron me Australinë dhe komunitetet hebraike kudo që janë. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes”, përfundon Von der Leyen.
Të paktën 12 persona u vranë të dielën në Sidnej, pas të shtënave në plazhin e famshëm ”Bondi”, tha policia.
Sipas transmetuesit kombëtar australian ABC, njëri nga dy personat e armatosur ishte midis të vdekurve dhe sulmi la gjithashtu 12 persona të plagosur.
© BalkanWeb