Masakra në Australi, Begaj dënon sulmin: Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë kundër terrorizmit dhe urrejtjes
Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin e ndodhur në Australi, ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.
Në një postim në “X”, Begaj i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave
“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan kreu i shtetit.
© BalkanWeb