“Mazhoranca, skenar për të mos lejuar opozitën në Këshillin e Mandateve”, Albana Vokshi: ”, E dinim se do i penalizonin deputetët, por nuk u eci
Deputetja e PD, Albana Vokshi, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku foli për zhvillimet politike më të fundit, sic ishte mbledhja e Këshillit të Mandateve e cila u mblodh sot për të diskutuar për imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku, kërkuar nga SPAK.
Vokshi tha se mazhoranca kishte përgatitur skenar për përjashtimin në bllok të deputetëve të opozitës, të cilët u konfrontuan në seancën e së enjtes me punonjës të gardës.
E për këtë, ata do të duhet të dilnin këtë të premte para Komisionit të Etikës.
“Ulsi Manja thirri Komisionin e Etikës, pasi kishin parashikuar të përjashtonin 7 deputetët, por nuk u eci ky skenar pasi deputetët nuk kishin bërë asgjë.
Qëllimshëm, grupi parlamentar vendosi që anëtarët që ishin pjesë e Këshillit të Mandateve, të mos ishin pjesë e aksionit politik, ishte e paramenduar. E dinim që mazhoranca do shfrytëzonte cdo lloj skenari për të pamundësuar pjesëmarrjen e opozitës në Këshillin e Mandateve”, tha Vokshi.
Albana Vokshi: Mbledhja u mbyll në mënyrë të paprecedent. Niko Peleshi kërkoi disa minuta pushim, kjo pjesë e mbledhjes mund të ishte bërë e hapur. Apriori mazhoranca vendosi të ishte pa mediat, dhe kjo është e qartë pse bëhet.
Nisi dita sot me të njëjtin skenar. Ulsi Manja thirri Komisionin e Etikës, pasi kishin parashikuar të përjashtonin 7 deputetët, por nuk u eci ky skenar pasi deputetët nuk kishin bërë asgjë.
Qëllimshëm, grupi parlamentar vendosi që anëtarët që ishin pjesë e Këshillit të Mandateve, të mos ishin pjesë e aksionit politik, ishte e paramenduar. E dinim që mazhoranca do shfrytëzonte cdo lloj skenari për të pamundësuar pjesëmarrjen e opozitës në Këshillin e Mandateve.
Nuk mund të përjashtohen 29 deputetë on bllok, si ndëshkim kolektiv.
© BalkanWeb