Mbappé bën autokritikë: Nuk mund të jemi një ditë po e një ditë jo, kjo s’është skuadër kampione
29 Janar 2026
8:39
Alfred Lleshi
Kylian Mbappé nuk kërkoi justifikime pas humbjes së Real Madridit në Lisbonë, përkundrazi u tregua shumë kritik ndaj paraqitjes së skuadrës. Francezi nuk e kupton mungesën e vazhdimësisë këtë sezon: “Nuk kam një shpjegim të qartë. Nuk kemi vazhdimësi në lojë, është një problem që duhet ta zgjidhim. Nuk mund të jemi një ditë po e një ditë jo, kjo nuk është skuadër kampione. Na dhemb pak, sepse donim ta kishim shkurtin të lirë për t’u përmirësuar, por e meritojmë pozicionin ku jemi”.
Mbappé, që ka shënuar 36 gola këtë sezon dhe realizoi dopietë në “Da Luz”, shtoi: “Kemi luajtur keq…, e pësuam për 3-2, goli i katërt nuk ndryshon asgjë. Na vjen pak turp”. Ai theksoi sërish problemin e vazhdimësisë: “Na mungojnë pak nga të gjitha. Në Champions çdo detaj është i rëndësishëm”.
Në fund, një mesazh për tifozët: “I kërkoj ‘Bernabéut’ të na mbështesë. Nuk jemi eliminuar dhe në La Liga jemi në formë të mirë. Me tifozët do të bëjmë një ndeshje të mirë të dielën”.