Mbappé “fryn qirinjtë”, vetëm dy gola larg historisë me Real Madridin
20 Dhjetor 2025
11:37
Alfred Lleshi
Kylian Mbappé ka një ndeshje tjetër përpara se të mbyllë vitin 2025, në “Santiago Bernabéu” kundër Sevilla. Një sfidë që shkon përtej të qetësuarit të ujërave për Xabi Alonso. Francezi, që sot feston 27-vjetorin e lindjes, ka mundësinë të barazojë rekordin e CR7 si golashënuesi më i mirë i klubit të bardhë në një vit kalendarik (59 gola nga CR7 më 2013). Një dopietë e Mbappé do ta çonte shifrën në 60 gola të tij këtë vit.
Më 2025, Mbappé ka 58 gola në 58 ndeshje, ndërsa këtë sezon ka shënuar 28 gola dhe 5 asistime në 23 ndeshje. Në La Liga kryeson me 17 gola në 17 ndeshje dhe në Champions me 9 gola në 5 ndeshje. Ai ka tejkaluar golat e CR7 në vitet 2010, 2011, 2014, 2016, 2017, 2018 dhe barazuar “58” më 2012.
Deri tani, në karrierën e tij ka shënuar 410 gola: 27 me Monaco, 256 me PSG, 72 me Real Madridin dhe 55 me Francën. Mbappé mbush sot 27 vjeç, duke tejkaluar në disa rekorde shumë sulmues të mëdhenj si Messi, Cristiano Ronaldo, Kane, Benzema dhe Thierry Henry.