Mbyllet merkato, Roma “mbretëresha” e Serie A, mungojnë emrat e mëdhenj
Interi, Napoli, Milani, Juventusi dhe Roma mbyllën një merkato të kujdesshme, me pak lëvizje të bujshme, por me zgjedhje që tregojnë strategji të ndryshme mes të tashmes dhe së ardhmes.
INTERI nuk ka bërë një hap vendimtar për të zgjidhur problemin kronik në krahun e djathtë, ku Luis Henrique vazhdon të mos bindë. Megjithatë, klubi zikaltër ka siguruar një investim të rëndësishëm për të ardhmen me afrimin e mesfushorit të ri Massolin nga Modena, ndërsa për mbrojtësin Jakirovic ka besim të madh. Një merkato më shumë në funksion perspektive sesa përforcimi të menjëhershëm.
NAPOLI kishte nevojë për disa ndërhyrje për shkak të dëmtimeve, por Antonio Conte është dashur të kënaqet me një përforcim të vetëm, gjithsesi cilësor: Giovane nga Verona, sulmues i gjithanshëm dhe i dobishëm. Nuk u mbulua krahu i djathtë pas dëmtimit të Di Lorenzos, ndërsa në ditën e fundit erdhi Alisson Santos nga Sporting Lisbona, një bast që mund të rezultojë i goditur.
MILANI ka qenë ndoshta më konkretja mes të mëdhave. Një blerje e vetme, por shumë funksionale: Fullkrug, i cili është përshtatur menjëherë me skemat e Allegrit dhe ka dhënë përgjigje në zonën e golit. Një tjetër sinjal i fortë për ambientin kuqezi ka qenë rinovimi i Maignan, një lëvizje që sjell stabilitet dhe qetësi në një moment kyç të sezonit.
JUVENTUSI ka kërkuar gjatë një qendërsulmues tipik, por pa arritur të mbyllë asnjë nga emrat e mëdhenj të ndjekur. Spalletti do të vazhdojë me David, me Openda si alternativë. Pozitiv shkëmbimi që solli Holm në Torino, ndërsa interesant është basti Boga si zëvendësues i Yildizit. Një merkato me ritokime të vogla dhe pa titullarë të rinj.
ROMA del më e përforcuar, sidomos në repartin ofensiv. Gasperini kishte kërkuar një profil si Malen dhe klubi ia ka plotësuar dëshirën. Në sulm spikat edhe Robinio Vaz, që ka treguar potencial në daljet e para, ndërsa Bryan Zaragoza, i ardhur në fund të merkatos, është një tjetër element për t’u ndjekur me interes. Mes të mëdhave, Roma është ajo që ka rritur më shumë cilësinë përpara.
© BalkanWeb