McGregor stërvitje e fortë për të siguruar eventin në Shtëpinë e Bardhë, një emër i ri del në skenë si rival
5 Shkurt 2026
13:50
Telesport
Conor McGregor ndau një klip të ri stërvitor në internet me fansat e tij përpara rikthimit të tij në kafaz, gjë që pritet të ndodhë këtë vit. Irlandezi pretendon të rikthehet të duelojë në eventin e madh që UFC do të zhvillojë në Shtëpinë e Bardhë këtë verë.
McGregor vazhdon të lidhet me një rikthim në artet marciale mikse, ndërkohë që nuk ngjitet në kafaz që humbja e tij ndaj Dustin Poirier në korrik 2021. Ai duhej të përballej me Michael Chandler në verën e vitit 2024 derisa një dëmtim në gishtin e këmbës e detyroi të tërhiqej nga ndeshja kryesore e eventit UFC 303.
Gjithsesi, ish-kampioni i dyfishtë i botës shpreson të kthehet në gara në vitin 2026. Disa emra kanë dalë si një kundërshtar i mundshëm, përfshirë Chandler dhe Jorge Masvidal, i cili u tërhoq nga MMA në vitin 2023. E së fundi edhe anglezi Paddy Pimblett, që dueloi fundjavën e kaluar.
Këtë gjë e konfirmoi edhe gazetari i njohur i arteve marciale mikse Ariel Helëani, por nga “the notorious” nuk ka ende asnjë gjë zyrtare. Klipi tregon McGregor duke bërë sparring me një sërë partnerësh të ndryshëm, ndërsa ai jep një mesazh sfidues.
“Jam 100% gati dhe në formë. Po hyj në këtë ndeshje 100% Conor McGregor. Jo 92%! 100% Conor McGregor“, deklaroi irlandezi. Duket se një “derbi” me Pimblett është i mundshëm duke pasur parasysh fuqinë dhe apelin e tyre ndaj publikut të gjerë.