“Me grupin e Lapajt kemi negociuar”, politologu Ermal Hasimja: Sukses i bashkimit të frontit opozitar do të jetë nëse nxjerrim në shesh njerëz jo partiakë
Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në “Kjo Javë” se negociatat me partitë opozitare që duan t’i bashkohen Forumit të Dialogut politik për krijimin e një Fronti opozitar qytetar, vijojnë dhe me “Shqipëria Bëhet”, kanë përfunduar.
Hasimja tha se me grupin negociator të partisë së Lapajt, janë dëgjuar kërkesat e tyre.
“Ne po bëjmë një negociim ambulant. Kemi bërë një takim me kreun e PD dhe aleatët. Takimin dhe negociimin me lëvizjen e Diasporës e kemi kryer online. Ky proces negociimi kërkon kohën e vet derisa të dakordësohemi me të gjithë partitë”, tha Hasimja.
Ermal Hasimja: Skepticizmi i zotit Duka është skepticizmi i shoqërisë. Situate është e tillë që ke përballë një njeri që i ka pothuajse të gjitha pushtetet dhe kur I del ndonjëherë nga dora si SPAK e GJKKO bëhet keq. Pyesin se cfarë do të bëjë protesta e Lapajt, të gjitha këto forma bashkë do të jenë të suksesshme, atëherë kur në shesh të shfaqen në mënyrë të dukshme ata qytetarë që rrinë larg politikës. Nëse në shesh rrinë ata që janë anëtarë të partisë, nuk do të arrijmë ndonjë gjë të madhe.
Për kërkesat që ka patur “Shqipëria Bëhet”, kemi negociuar me grupin e tyre.
Kanë patur kërkesat e tyre, ne po bëjmë një negociim ambulant. Kemi bërë një takim me kreun e PD dhe aleatët. Takimin dhe negociimin me lëvizjen e Diasporës e kemi kryer online. kjo kërkon kohën e vet derisa të dakordësohemi me të gjithë partitë.
Po bëjmë takime me qëllim që ditën e tryezës të jemi të dakordësuar.
© BalkanWeb