“Më hoqën pasaportën dhe e quajtën të drejtë”! Masa e sigurisë ndaj Ballukut, Berisha “merr hak”: Tani le të shkulin kokë, hundë e veshë! E meritojnë
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka deklaruar se qeveria po vepron me standarde të dyfishta.
Sipas tij, masa e marrë ndaj tij për ndalimin e daljes nga vendi quhej në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ndërsa tashmë që një masë e tillë është marrë nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut, qeveria i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme.
“Marrja e pasaportës dhe mos lejimi i daljes jashtë shtetit i quajta që janë shkelje e lirisë personale, kur kundërshtoja unë, GJK dhe qeveria e quajti masë të drejtë që buron nga Kodi i Procedurës Penale dhe deputeti nuk është i mbrojtur.
Në atë u thashë se do të japin kokën me dorë. Le të shkulin, kokë hundë e veshë sepse e meritojnë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb