“Më pranë BE-së se kurrë”/ Presidenti Bajram Begaj pritje për 28 nëntorin
Presidenti I Republikes Bajram Begaj ne pritjen zyrtare per 113 vjetorin e shpalljes se pavaresise ka shprehur urimin e tij per gjithe shqiptaret ndersa ka apeluar per bashkim te te gjithe faktoreve per te ccuar perpara shtetin shqiptar.
“Ky flamur nuk njeh ndarje, as interesa të ngushta, as kufij mes nesh. Ai njeh vetëm bashkimin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar përpara shtetin që trashëguam nga të parët.”
Kreu I shtetit theksoi se ky vit, e gjen shqiperine si kurre me pare prane aspirates se madhe per anetaresimin ne bashkimin europian.
“Sot, 113 vjet më vonë, ne jemi sërish pranë një objektivi tjetër historik: anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq pranë. Jo rastësisht. Falë punës. Falë punës së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, falë sakrificave të brezave, falë arritjeve të shqiptarëve në çdo cep të botës dhe po ashtu falë vizionit të qartë Euroatlantik. Familjes evropiane ne nuk i kërkojmë një vend, por duam të zëmë vendin që na takon.”
Presidenti I cilesoi si historike arritjet e shqiperise ne rrugen e integrimit duke theksuar progresin e bere deri tani.
“Shqipëria ka hapur në harkun e një viti të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky është një hap historik.
Mbyllja e kapitujve deri në vitin 2027, me punë të përbashkët, standarde të larta dhe vendimmarrje të përgjegjshme, është objektivi ynë strategjik. Ky objektiv nuk është thjesht një proces teknik, është një mundësi e madhe për të transformuar veten, është thelbi i shtetit modern që duam.
Anëtarësimi na kërkon institucione të forta, drejtësi të besueshme, ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme, arsim dhe shëndetësi cilësore dhe një administratë publike profesionale. Anëtarësimi është një provim që ne duhet ta kalojmë vetëm së bashku si shtet dhe si shoqëri.”
Begaj vuri ne dukje rolin e Shqiperise ne rajon dhe partneritetin strategjik me Shtetet e bashkuara
“Ne jemi krenarë për miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mirënjohës për mbështetjen që ata i kanë dhënë kombit shqiptar. Ne jemi krenarë për rolin tonë në stabilitetin rajonal, sepse pa stabilitet nuk ka zhvillim dhe të ardhme evropiane.”
Kreu I shtetit theksoi se mbështetja për Kosovën, për konsolidimin e shtetit të saj, për njohje të reja, dialogun dhe integrimin e saj Euroatlantik, është përgjithmonë konstante dhe mbetet një nga përgjegjësitë kombëtare.
“Kjo ditë është kujtesa e një kombi qëndrestar që, edhe në kohët më të vështira, nuk e humbi besimin te vetja dhe tek e ardhmja e tij. Ne kemi ditur të ecim përpara pa pushtuar, pa kërcënuar, pa dhunuar fqinjët e asnjë vend tjetër, duke u bazuar vetëm te sakrificat e betejat tona për vendin tonë, për Shqipërinë.”
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!